Një punëtor është lënduar në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur sot gjatë ditës në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për arbresh.info rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në një objekt në rrugën 28 nëntori në Fushë Kosovë.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, saktësisht në një objekt në rrugën 28 nëntori, një person është lënduar derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me autorizim të prokurorit, është iniciuar rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë .
Aktualisht sipas saj, hetuesit policor janë duke hetuar rastin në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...