Takimi i marsit që e ‘afroi’ Messin tek dyert e largimit nga Barcelona

15:24 | 26 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Lionel Messi ka paraqitur kërkesë për largim nga Barcelona.

Vendimi i Lionel Messit për largim nga Barcelona mund të ketë lidhje me zhvillimet e marsit të shkuar, raporton Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net.

Messi i shoqëruar nga babai i tij, Jorge ishte takuar me përfaqësuesit e Newell’s Old Boys të cilët erdhën për vizitë në Barcelonë.

Pjesëmarrës në takim ishte edhe nënkryetari i Newell’s, Cristian D’Amico që besohet se qëndron prapa kërkesës së argjentinasit për largim nga Camp Nou.

Messi në të kaluarën kishte lënë të hapur mundësinë e pensionimit te ish skuadra e tij e fëmijërisë.

Mirëpo, ylli argjentinas ka filluar të kërkohet edhe nga klube të mëdha evropiane përfshirë Manchester City, Manchester United, Inter dhe Paris Saint-Germain.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme