50 të arrestuar në Bjellorusi, shtohet presioni ndaj protestuesve

15:27 | 26 Gusht 2020
Arbresh.info

Policia në Bjellorusi arrestoi mbi 50 persona në të gjithë vendin gjatë protestave të martën të cilët kërkojnë dorëheqjen e Presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, njoftuan zyrtarët të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet e reja të protestuesve, të cilët kanë dalë në rrugë për më shumë se dy javë, erdhën pasi autoritetet rritën presionin ndaj opozitës, burgosën disa aktivistë, morën të tjerët në pyetje dhe urdhëruan në mënyrë selektive dhjetëra protestues të paraqiteshin në gjykatë.

Ministria e Brendshme të mërkurën njoftoi se 51 protestues u arrestuan të martën në tubimet e mbajtura në disa qytete. Sipas organizatës së të drejtave të njeriut Viasna, 15 persona u arrestuan në kryeqytetin Minsk, ku disa mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë pavarësisht shiut të fortë, me qëllim që të detyrojnë Presidentin Lukashenko të japë dorëheqje.

Protestat shpërthyen pas shpalljes të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, sipas të cilave Lukashenko fitoi mandatin e gjashtë radhazi, me 80 për qind të votave. Ata vazhduan pavarësisht veprimeve të dhunshme në ditët e para pas zgjedhjeve, kur policia arrestoi afro 7 mijë persona dhe plagosi qindra protestues me plumba gome, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Të paktën tre persona u vranë.

Shtypja brutale e protestave paqësore intensifikoi zemërimin e opinionit të gjerë, duke çuar në rritjen e numrit të protestuesve, duke arritur në rreth 200,000 protestues për dy javë rresht. Turma e madhe e detyroi qeverinë të tërhiqet dhe të lejojë demonstratat të zhvillohen pa probleme për dy javët e fundit.

Lukashenko, i cili ka qeverisur vendin që nga viti 1994, ka refuzuar kërkesat për të hequr dorë, duke thënë se nuk do të heqë dorë nga presioni.

Pas udhëzimeve të tij për të intensifikuar veprimet kundër protestuesve, policia rriti praninë e tyre në rrugë këtë javë, përreth zonave të caktuara të qytetit dhe arrestimet e njerëzve pas disa ditësh pasiviteti.

Megjithatë, arrestimet u kryen pa dhunë dramatike e cila mund të shihej dy javë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme