Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) ka deklaruar se korriku është regjistruar si “muaji më i nxehtë” në Hemisferën Veriore dhe pllaka e akullit ka rënë “në nivelin më të ulët”, transmeton arbresh.info.
Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) ka deklaruar se korriku është regjistruar si “muaji më i nxehtë” në Hemisferën Veriore dhe pllaka e akullit ka rënë “në nivelin më të ulët”.
Zëdhënësja e WMO, Clare Nullis në konferencën për shtyp që mbajti në Zyrën e OKB-së në Gjenevë ka deklaruar se sipas të dhënave të stacionit meteorologjik, Evropa Perëndimore dhe Qendrore ishte përballur javën e kaluar me një valë tjetër të nxehtë përvëluese.
Nullis tha se temperatura prej 54,4 gradë Celsius që kishte regjistruar të dielën stacioni meteorologjik në Furnace Creek në Luginën e Vdekjes (Death Valley) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndoshta është e vlefshme, ndërsa shtoi: “Nëse vërtetohet, atëherë kjo do të jetë edhe temperatura e 3-të më e lartë që është regjistruar deri më tani në planetin tonë që nga 1931”.
Korriku ka qenë muaji më i nxehtë që është parë në Hemisferën Veriore dhe akulli në Polin e Veriut ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, shtoi ajo.
Sipas të dhënave meteorologjike nxehtësia më e lartë në botë është regjistruar si 56,7 gradë Celsius në korrik të 1913-ës në Furnace Creek, që ndodhet në Luginën e Vdekjes në Kaliforni. /arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...