Google ADS

Fero dhe Arbenita nisin pushimet së bashku

15:20 | 26 Gusht 2020
A. B.

Bukuroshja Arbenita Ismajli është njëra ndër modelet shqiptare më të ndjekura në Instagram.

Ajo u bë e njohur nga lidhja e dashurisë me Feron me të cilin komentohet vazhdimisht, shkruan portali arbresh.info

Dyshja e njohur së fundi kanë filluar pushimet së bashku, ku po duken tejet të dashuruar.

Përmes InstaStory, çifti kanë ndarë momente të bukura me fansat e shumtë në rrjete sociale.

Kujtojmë se dyshja janë të lidhur prej më shumë se dy vitesh përkundër aludimeve që bëhen në mediat sociale e në faqet rozë.

Modelja Ismajli po vazhdon karrierën e saj në Angli, teksa Fero është zhvendosur që një vit në Gjermani. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme