Hoti kujton Nënë Terezën: Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe

14:15 | 26 Gusht 2020
Arbresh Info

Përmes një shkrese të publikuar në facebook, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka përkujtuar nobelisten shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – SHËN Tereza, duke thënë se Nënë Tereza tërë jetën ia dedikoi bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë,  shkruan arbresh.info.

Sipas Hotit, ajo nuk është vetëm Nëna e Jonë, por Nëna e gjithë Botës.

Ky është postimi i plotë

“Sot, 110 vite më parë, më 26 gusht 1910, në Shkup u lind Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – SHËN Tereza, e cila tërë jetën ia dedikoi bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë. Përkushtimi, ndihma dhe dashuria e saj ndaj njerëzve, e bëri atë që të jetë jo vetëm Nëna e Jonë, por Nëna e gjithë Botës. Vepra dhe jeta e saj më pas edhe u shenjtërua nga Vatikani, prandaj ndihemi jashtëzakonisht krenarë me veprën e saj.”/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme