Shënohet rekord i rasteve me koronavirus në Kroaci, brenda 24 orëve infektohen 358 persona

15:02 | 26 Gusht 2020
Arbresh.info

Autoritetet në Kroaci kanë bërë të ditur se 24-orëshi i fundit ishte më i rëndi që prej fillimit të pandemisë sa u përket rasteve pozitive me koronavirus.

Janë regjistruar 358 raste pozitive me COVID-19, që është rekord ditor për këtë vend, njoftojnë mediat e Kroacisë të mërkurën. Ndërkohë nuk raportohet për asnjë rast të vdekjes. Deri më tash kanë humbur betejën me COVID-19, 175 pacientë.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kroaci është rritur në 8.889.

Raste aktive janë 2.352.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme