Anglia U-21 publikon listën për ndeshjen kundër Kosovës

12:24 | 26 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Kosova U-21 do të ndeshet me Anglinë U-21 më 4 shtator në Fadil Vokrri.

Selektori i Anglisë U-21, Aidy Boothroyd ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet në udhëtim kundër Kosovës dhe Austrisë, transmeton lajmi.net.

Anglia vazhdon fushatën kualifikuese për EURO U-21 më 4 shtator me duelin ndaj Kosovës në Prishtinë para udhëtimit në Ried im Innkreis për ballafaqimin me Austrinë më 8 shtator.

Austria ka pikë të barabarta me Anglinë nga 12 në krye të Grupit 3, edhe pse ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme