Kryeministri i caktuar Zoran Zaev akuzoi OBRM-PDUKM-në se po mbledh pikë politike duke aktualizuar çështjen e Kuvendit që të ketë pesë nënkryetarë.
Ai i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së të mos e emërojë nënkryetarin e vet, në atë rast edhe LSDM-ja nuk do të emërojë nënkryetar.
“Si numër për propozimin, numri i nënkryetarëve mbetet i njëjtë si në vitin 2017. Kuvendi atëherë caktoi pesë nënkryetarë, ndërsa u plotësuan. Ky numër nuk do të thotë që të gjitha postet nënkryetarëve të plotësohen. Kjo çështje që hapi OBRM-PDUKM është vetëm për pikë politike. Ja le të tërheq OBRM-PDUKM përfaqësuesin e saj, edhe LSDM do të heqë dorë. Do të kemi tre. Por Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se partia kryesore opozitare ka një nënkryetar. Kjo është mbledhje e pikëve politike në mënyrë jo-parimore. Kjo është puna e Kuvendit”, tha Zaev./Telegrafi/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë