Gjumi është gurthemeli i mirëqenies tonë dhe normalisht orët që na nevojiten për një shëndet të mirë janë 7-9 orë.
Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme.
Ja disa ushqime të cilat e “tërheqin” gjumin si me magnet:
Kosi
Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit. Studimet thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit. Ato kanë nevojë për ushqim dhe probiotikët janë më të shëndetshmit për mikrobiomën. Kosi është shumë i pasur me probiotikë dhe sipas ekspertëve, ai duhet ngrënë tre deri në katër herë në javë. Duke përmirësuar mikrobiomën, kosi do ju ndihmojë të flini më mirë.
Bajamet
Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez. Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë. Bajamet mund t’i përzieni me kos ose t’i përfshini në sallata.
Vishnjat
Vishnjat janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit. Vishnjat dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë. Njerëzit që hanë vishnje rregullisht, bëjnë një gjumë më të qetë.
Tërshëra
Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi. Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Tërshërën mund ta hani në darkë ose në mëngjes duke e kombinuar me ushqime të tjera të mira për gjumin siç janë bajamet.
Mjedra
Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë. Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër. Burime të tjera të fibrës që ju ndihmojnë të flini mirë janë farat chia dhe kivi./zhurnal/
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit