Gjithçka që nuk mundi t’i rrokte dhe t’i projektonte në rrugëtimin e tij, Muharrem Fejzo, e sjell me fjalë në “Të Pathënat”. Libri i regjisorit të pelikulave që përbëjnë kujtesën e Kinostudio Shqipëria e Re, si “Kapedani”, “Mesonjtorja”, “Operacion Zjarri” dhe deri te krijesa e tij e fundit , “Muri i gjallë”, është historia e passkenave, dëshmi të asaj që gëlonte në sheshxhirime, në korridoret dhe mbledhjet në drejtorinë e Kinostudios, sa herë udhëheqja nuk gjente të mishëruara idealet e saj në filmat e Muharrem Fejzos.
E sotmja ishte për Fejzon, një nga ato ditët e ngjashme për nga emocionet kur filmat e tij merrnin “PO” – në komuniste për tu shfaqur.
Në “Të pathënat” e Muharrem Fejzos, ku autori merr përsipër edhe rrudhjen e buzëve, nga personazhet reale të librit, mungon vetëm një./klantv.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...