Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi, ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që që paraprakisht të raportojë para tyre për atë që do të diskutohet në takimin në Washington më 4 shtator.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Hoti duhet që t’i njofton deputetët, duke pasur parasysh se Kosova është demokraci parlamentare dhe se informimi i tyre si deputetët është i rëndësishëm për këtë takim, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë i deputetes Shoshi-Musliu:
Gjatë tërë kohës është duke na u thënë se në diskutimet që do të ndodhin me 4 shtator, në takimin e organizuar në Washington ndërmjet Kosovës e cila do të përfaqësohet nga Kryeminstri dhe Serbisë e përfaqësuar nga Presidenti se do të përfshihen çështjet ekonomike, siç janë vendet e punës dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike në funksion të paqes ndërmjet dy shteteve.
Edhe pak ditë e ky takim do të ndodhë, ndërsa Kuvendi ndodhet në pushim e Kryeministri nuk ka dërguar asnjë kërkesë për seancë që ai të raportojë shkurtimisht për takimin që do të ndodh.
Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...