Autoritetet e Hong Kongut kanë arrestuar 10 persona, përfshirë dy ligjvënës të Partisë Demokratike, gjatë protestave antiqeveritare të vitit të kaluar, njoftuan sot mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Radiotelevizionit të Hong Kongut, policia sot në mëngjes mori ligjvënësit Ted Hui dhe Lam Cheuk-ting nga shtëpitë e tyre për përfshirjen e tyre të dyshuar në protesta jashtë stacionit të policisë Tuen Mun korrikun e kaluar.
Në një deklaratë, partia dënoi arrestimet dhe hodhi poshtë akuzat kundër ligjvënësve të saj për përfshirje në çdo sulm.
“Demokratët ritheksojnë se përndjekja pa dallim nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e gjendjes së vështirë të Hong Kongut dhe u bën thirrje atyre që janë në pushtet të ndryshojnë situatën”, thuhet në deklaratë.
Herët në muajin në prill, autoritetet arrestuan disa liderë kryesorë pro-demokracisë, përfshirë ligjvënës, për protestat masive antiqeveritare në rajonin gjysmë-autonom kinez që nga viti i kaluar.
Arrestimet ndodhën pasi ligji i ri i sigurisë i miratuar nga Kongresi Kombëtar i Popullit të Kinës hyri në fuqi në Hong Kong më 1 korrik.
Legjislacioni ka tërhequr kritika brenda Hong Kongut dhe në bashkësinë ndërkombëtare, të cilën Pekini e ka hedhur poshtë si “ndërhyrje të huaj”.
Hong Kongu është një rajon gjysëm autonom, që është pjesë e Kinës që nga viti 1997 kur Britania e Madhe ia dorëzoi ish-koloninë Pekinit.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...