Paris Hilton është gati të rrëfejë anën e panjohur të jetës së saj. Në dokumentarin e saj të ri në YouTube, “Kjo është Paris”, ajo flet hapur për abuzimin që përjetoi ndërsa studionte në shkollën Provo Canyon në Utah. Paris thotë se prindërit e saj e dërguan atë në një shkollë me konvikt, që përqëndrohej në përmirësimin e sjelljes.
“Ishte kaq e lehtë të dilje jashtë dhe të shkoje në klube dhe festa. Prindërit e mi ishin aq të rreptë sa më bënë që të rebelohesha. Ata më ndëshkonin duke më marrë celularin, duke bllokuar kartën time të kreditit, por nuk funksionoi. Unë vazhdoja të dilja”, -ka rrëfyer Paris për People.
Më pas ata morën vendimin për ta dërguar në shkollën Provo, për të rregulluar sjelljen e saj rebele.
“Supozohej të ishte një shkollë, por mësimi nuk ishte kryesorja. Që nga momenti kur zgjohesha derisa shkoja në shtrat, ishin gjithë ditën duke më bërtitur. Ishte një torturë e vazhdueshme,” –rrëfen ajo.
Ajo shpjegon se shkolla zbatonte forma të dëmshme ndëshkimi, madje edhe atë të izolimit.
“Stafi thoshte gjëra të tmerrshme. Ata po më bënin vazhdimisht të ndihesha keq me veten time dhe më bullonin. Unë mendoj se qëllimi i tyre ishte të na bënin të ndiheshim keq. Abuzonin fizikisht, duke na goditur dhe duke na bllokuar frymëmarrjen. Donin të ngjallnin frikë te fëmijët, në mënyrë që të ishim të frikësuar dhe t’u bindeshim”, -shprehet trashëgimtarja Hilton.
Pasi u largua përfundimisht nga shkolla në moshën 18-vjeçare, Paris e mbajti të fshehtë përvojën e tmerrshme, pavarësisht se kishte sulme paniku çdo ditë dhe “e urrente jetën” gjatë qëndrimit në konvikt. Dokumentari do të transmetohet më 14 shtator dhe Paris thotë se planifikon ta shohë me prindërit e saj. Hilton nuk do të ndjekë veprime juridike, por dëshiron të sigurohet që fëmijët nuk do të pësojnë të njëjtën torturë si ajo./lapsi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?