Steve Jobs e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Apple. Por ai nuk po drejtonte thjesht një kompani teknologjike, ai ishte gjithashtu një drejtues dhe investitori kryesor i Pixar.
Kur u njoh me ekipin e Pixar, ai donte të kuptonte menjëherë se çfarë po ndodhte aty. Andy Raskin, një profesionist i mesazheve strategjike, shkruan për taktikën e Jobs:
Jobs organizonte seanca informuese me grupe të ndryshme në Pixar. Rreth 12 njerëz ishin pjesë në çdo takim. Rreth një duzinë njerëzish ishin në çdo mbledhje, shkruan Raskin.
Më pas ai përzgjidhte një person në çdo seancë dhe thoshte: “Më trego se çfarë nuk po shkon siç duhet në Pixar.”
Personi përgjigjej dhe Jobs kërkonte aprovimin e pjesës tjetër.
Më pas Jobs zgjidhte një punonjës të ri dhe i thoshte: “Më thuaj çfarë nuk shkon në Pixar.”
Në çdo seancë, Jobs vazhdonte të alternonte këto dy pyetje deri kur arrinte problemin e vërtetë me të cilin çdo skuadër përballej.
Çdo gjë tjetër përveç “Ka ndonjë pyetje?”
Drejtuesit e dinë se kanë nevojë për feedback. Por, punonjësit e rinj janë të gatshëm të fshehin ankesat dhe sfidat e tyre më të mëdha.
Të gjithë e njohim atë situatën ku gjatë një mbledhjeje vjen pyetja “Keni ndonjë pyetje apo sugjerim?” dhe punonjësit zakonisht përgjigjen me heshtje ose një “Jo” të thatë.
Ndarja në grupe të vogla e punonjësve dhe pyetje të menduara mirë për ta, mund të shmangin heshtjen e tepërt.
Po çfarë mund t’i pyesni?
Ja çfarë sugjerojnë disa sipërmarrës të suksesshëm:
“Më trego dy gjëra që unë po i bëj mirë dhe dy të tjera ku kam nevojë të përmirësohem?”
“A ka ndonjë gjë që duhet të bëj apo të mos bëj që do ta bënte më të thjesht punën tonë?”/eo/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...