Hisen Berisha: S’do të ketë aktakuza nga Specialja ndaj Thaçit e Veselit

00:22 | 26 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Ish komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, ka thënë se,nuk do të konfirmohen aktakuzat nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Kam ndjesinë se Gjykata Speciale nuk do të mund të konfirmojë aktakuzat ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli”, ka thënë Berisha.

“Madje, mendoj se të gjitha pretendimet e Dick Marty-t do të dështojnë”, ka theksuar ai.

Ndryshe, aktakuzat e Speciales kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli u bënë publike më 24 qershor të këtij viti, tre ditë para takimit të planifikuar në Uashington mes Kosovës e Serbisë./orainfo/

Të ngjashme