Në orën 22:00 në QKUK ka vdekur një person nga Malisheva, pasi është vetplagosur me armë zjarri, sot në orën 17:10.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Prishtinë për obduksion.
“Sot rreth orës 17:30 Stacioni policor në Malishevë ka pranuar informatë për një person të plagosur. Zyrtarët policorë i janë përgjigjur rastit në fshatin Panorc. Viktima fillimisht është dërguar në QKMF dhe pastaj për shkak të plagës së rëndë është dërguar në QKUK. Arma e përdorur është konfiskuar dhe rasti edhe evidentuar si tentim vetëvrasje. Rreth orës 22:00 personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Prishtinë për obduksion”, ka thënë Gjurkaj./zyrtare/
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...