SHBA ka shprehur shqetësim të thellë pasi një ekip mjekësor gjerman zbuloi se disidenti rus, Alexei Navalny, ishte helmuar para se të evakuohej për trajtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nëse raportet vërtetohen të sakta, SHBA-të mbështesin thirrjen e BE-së për një hetim gjithëpërfshirës dhe janë të gatshëm të ndihmojnë në atë përpjekje”, tha Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit.
“Familja e z. Navalny dhe populli rus meritojnë ta shohin të kryer një hetim të plotë dhe transparent dhe që ata të cilët janë të përfshirë të mbajnë përgjegjësi. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e z. Navalny dhe shpresojmë në shërimin e tij të plotë”, shtoi Pompeo.
Dje, mjekët gjermanë në një klinik ku lideri i opozitës ruse po mjekohet njoftuan se Navalny ishte helmuar. Ata po ashtu njoftuan se aktualisht Navalny është në një njësi të kujdesit intensiv dhe mbetet në gjendje kome. Sipas tyre, gjendja e tij është e rëndë, por nuk ka rrezik akut për jetën e tij.
44-vjeçari Navalny, një kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin, u sëmur javën e kaluar gjatë një fluturimi nga qyteti siberian Tomsk për në Moskë.
Avioni bëri një ulje urgjente në qytetin Omsk dhe Navalny me nxitim u dërgua në një spital, ku ai kaloi dy ditë para se të zhvendoset në Berlin.
Duke komentuar incidentin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ata po presin rezultatet e testit para fillimit të një hetimi.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...