Infektologu Ilir Q. Tolaj ka lëshuar një sqarim, pas reagimeve që nxiti një deklaratë e tij rreth kujdesit intensiv për pacientët me Covid-19.
Ai në sqarimin e tij thotë se deklarata e tij u keqcitua nga mediat dhe kjo sipas tij bëri që të reagojë QKUK.
sipas tij deklarata e tij nuk ishte akuzë e as fajësim kundër askujt, e më së paku ndaj mjekëve e infermierëve, por siç thotë ai një konstatim profesional e dashamirës për gjendjen e një segmenti të shëndetësisë siç është kujdesi intensiv.
Sqarimi i Tolajt:
“Një deklaratë e imja e djeshme rreth kujdesit intenziv për pacientët më Covid 19 u keqcitua nga mediat. Kështu, fjalëve të mija ju dha një tjetër kuptim. Kjo bëri që të reagojë QKUK. Shihet që reagimi i QKUK ëhtë bazuar në titujtë që mediet ja dhanë deklaratës time, sesa vet përmbajtjes së deklaratës. Deklarat nuk ishte akuzë e as fajsim kundër askujtë, e më së paku ndaj mjekëve e infermireve që me vetëmohim po i mjekojnë këto raste, por një konstatim profesional e dashamirës, për gjendjen e një segmenti të shënetësisë siç është kujdesi intenziv.
Të gjithë në Kosovë, njerëz të rëndomtë e mjekë, e dijmë se sistemi jonë shëndetësorë është shumë prapa sistemeve shëndetësore të të gjitha vendeve të rajonit. Për më largë nuk po flas. Po të mos ishte kështu, me mijëra e dhjetra mijëra pacientë gjatë vitit nuk do të kërkonin ndihmën mjekësore në vendet për rreth Kosovës, duke e përfshirë edhe Serbinë, e shumë të tjerë në Turqi e vende të Europës. Nuk kam dëgjuar ende ndonjë rast që dikush nga vendet fqinje të Kosovës të ketë ardhur për mjekim tek ne.
E kam thënë dhe po e përsëris prap; për këtë gjendje çfarë është në shëndetësi nuk e kanë fajin mjekët e as personeli ndihmës shëndetësor. Në paraqitjet e mia asnjëherë nuk i kam fajësuar mjekët për këtë gjendje në të cilën jemi. Madje disa herë e kam potencuar se anesteziologët, që janë shumë të paktë në numër, po e bëjnë punën e madhe, jasht mundësive të tyre fizike, në mjekimin e rasteve me Covid 19 në kujdesin intenziv. Ata pra, mjekët në përgjithësi, e bëjnë punën e tyre sipas edukimit specialistik i cili ju është dhënë, kushteve të cilat ju ofrohen, pajisjes të cilën e kanë dhe udhëheqjes që duhet t’iu prijë. Dhe shumica e tyre ate e bëjnë me përkushtim të madh duke mos kursyer asgjë nga dija dhe mundësia fizike e tyre. Ata nuk janë fajtor pse askush deri tash nuk ka përcaktuar kritere se çfarë pune duhet të bëjë një institucion si QKUK, për shembull. Kështu, nga dita në ditë, nga viti në vit, distanca mes nesh dhe fqinjëve bëhet edhe më e madhe, kurse udheqja e institucioeneve shëndetësore, cilado qoftë ajo, strehohet në vetkënaqësinë e vet dhe të mentorëve të tyre politik.
Edukimi specialistik fitohet me shkollimin adekuat, në qendrat me renome në vendet e Europës. Unë e kam bërë në Qendrën Klinikë Universitare të Lubjanës në Slloveni. Dhe këtë s’mund të ma marr askush. Ashtu siç muk mund ti mohojë askush aftësitë e mija shkencore, mjekësore e pedagogjike. As punën me decenie në QKUK. Zatën, a nuk i vërtetoi koha gjithë ato që i kam thënë që nga fillimi i pandemisë? Fakti se tash nuk jam në QKUK pa fajin dhe dëshirën time duhet ta turpërojë QKUK-në e MSh-në, e jo mua. Unë jam ofruar publikisht e pa kushte që të ndihmojë në këtë pandemi, që nga fillimi. Gadishmëria ime u hesht pa asnjë shpjegim, kurse zëri profesional i imi po tentohet të heshtet me deklarime të padenja nga individë pa dinjitet. Ragimet e tilla nuk më bëjnë përshtypje.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...