Google ADS

Vdes nënkryetari i LDK-së nga koronavirusi, fjalët e fundit ishin “ruajuni se nuk ish lojë”

23:12 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Është ndarë nga jeta Hysni Jerliu, nënkryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Raskovë.

Lajmin për vdekjen e Jerliut e kanë dhënë miqtë e të ndjerit, me anë të postimeve në rrjetin social Facebook, teksa kanë njoftuar se ai ishte i infektuar me koronavirus.

Për Jerliun u tha se luftoi me sëmundjen deri në momentet e fundit, ndërsa veprimtarinë e tij ia kushtoi atdheut si një njeri me karakter, moral e pastërti shpirtërore.

Ndër dedikimet e shumta që ia kushtuan Jerliut, personat që e njohën nga afër, është përmendur edhe mesazhi që i ndjeri ia kishte dërguar një miku të tij me fjalët “ruajuni se nuk ish lojë”, duke ua bërë me dije të tjerëve rrezikun që shkakton koronavirusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme