Turqi, 1.502 raste të reja me COVID-19

20:22 | 25 Gusht 2020
Arbresh Info

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 1.502 raste të tjera të coronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 261.194 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në vend.

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 887 pacientë të tjerë u shëruan nga virusi, duke e çuar në 238.795 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Ndërkohë, numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 6.163, me 24 viktima të reja të regjistruara gjatë ditës së fundit, transmeton Anadolu Agency.

Profesionistët e kujdesit shëndetësorë gjatë ditës së fundit kryen 98.231 teste të dyshuara për COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka tejkaluar shifrën 6.5 milionë.

Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, gati 24 milionë raste janë raportuar në mbarë botën, prej të cilëve afër 15.4 milionë janë shëruar dhe rreth 814.500 kanë vdekur.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme