Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga “Camp Nou” duke mos pranuar të nis parapërgatitjet për edicionin e ardhshëm.
Argjentinasi ka kërkuar që t’i aktivizohet klauzola e lirimit si lojtar i lirë, e cila i ka skaduar me 10 qershor 2020, transmeton portali arbresh.info.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona nuk është duke e lejuar lojtarin të largohet, ngase klauzola e lirimit vlen 700 milionë euro.
Barcelona ka dërguar edhe dokumentet të AP, në të cilën Messi ka kërkuar largimin nga “Camp Nou”, por vazhdojnë të provojnë të mos e lejojnë të largohet pa u paguar klauzola.
Bordi i gjigantit spanjoll është mbledhur, kurse vendimi përfundimtar do zbulohet pas disa ditëve./arbresh.info.
https://twitter.com/footballespana_/status/1298320209519038464
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1298319772833259523
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë