Parashutisti bën kërcimin e parë në botë nga avioni me energji diellore

19:52 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Një parashutist ka kryer kërcimin e parë në botë nga avioni me energji diellore, pasi aeroplani u ngjitë në lartësi prej 1,520 metrave mbi Zvicrën perëndimore, thonë organizatorët zviceranë.

Avioni prototip me dy ulëse bëri fluturimin provë në mot të mirë dhe për të promovuar energji të ripërtëritshme, transmeton portali arbresh.info.

Parashutisti Raphael Domjan arriti një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë gjatë kërcimit, duke zbritur në afërsi të bazës së projektit në Payerne.

“Sot ka pasur shumë të parat, por më e rëndësishmja është [kjo është] hera e parë që dikush u hodh nga një avion elektrik. Dhe kjo është diçka që po ndryshon të ardhmen për këtë sport për zhytësit në qiell”, tha Domjan, nismëtar i projektit SolarStratos dhe i cili bashkë-pilotoi aeroplanin, raporton Reuters.

“Ishte hera e parë që bëmë një hedhje me parashutë diellore, u ngjita me energjinë që vinte nga qelizat diellore të aeroplanit”, tha ai.

Në vitin 2022, skuadra synon të kryejë një fluturim në lartësi të lartë të mundësuar ekskluzivisht nga energjia diellore, duke kërkuar të arrijë në stratosferën me një lartësi prej 20,000 metrash./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme