Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj dhe nënkryetari i komunës Nexhmi Rudari, vizituan stacionin policor në Podujevë dhe pikë kalimin kufitar në Merdare.
Gjatë kësaj vizite komandanti i stacionit policor të Podujevës, i njoftoj të pranishmit mbi situatën e sigurisë në rajon, trendin e krimit si dhe për angazhimet dhe aktivitetet policore që po ndërmerren në implementim të planit për gatishmëri dhe reagim ndaj pandemisë.
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu vlerësoi lartë rolin dhe punën profesionale të Policisë së Kosovës në tersi, e në veçanti për angazhimet e pakursyera që kanë për qëllim bashkërendimin dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta ndërinstitucionale në sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
Njëkohësisht ministri shprehi vullnetin për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer të MPB-së, në fuqizimin dhe avancimin e Policisë së Kosovës, si një institucion mjaft i rëndësishëm në zbatimin dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Ndërsa Drejtori Qalaj potencoi se Policia e Kosovës në funksion të realizimit të planeve dhe objektivave strategjike, që kanë për qëllim zhvillimin dhe avancimin e strukturimit organizativ të Policisë së Kosovës, është marrë vendim që stacioni policor në Podujevë të kalojë nga kategoria B, në kategorinë A.
Këtij ketegorizimi i ka paraprirë një vlerësim strategjik, i cili ka përfshirë vlerësimin e nevojës së strukturës organizative, vlerësimin e nevojës operacionale dhe hapësirës territoriale si dhe specifika të shumta që e karakterizojnë këtë rajon siç janë edhe Burgu i Sigurisë së lartë, vija kufitare dhe qarkullimi kufitar, liqeni i Batllavës, aksidentet dhe ngarkesa e qarkullimit rrugor, kufizimi me komunat në veri të vendit e të cilat kërkojnë shtimin e kapaciteteve dhe nevojave policore në funksion të menaxhimit sa më efikas dhe ofrimit të sigurisë për qytetarët./arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...