Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, dhe drejtoresha për Kosovën e Bankës Botërore, Linda van Gelder, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Grantit për projektin “Financimi i Emergjencës së Pandemisë”, në vlerë prej rreth 2 milionë euro.
Siç është bërë e ditur nga një njoftim për media, ky projekt ndihmon sistemin shëndetësor në Kosovë duke forcuar kapacitetet në zbulimin e COVID-19.
MF njofton se projekti përfshin blerjen e pajisjeve diagnostikuese, pajisjeve laboratorike dhe pajisjeve tjera të nevojshme për gjurmim sa më të shpejtë të kontakteve.
“Ky projekt do të ndikojë poashtu në forcimin e sistemit të mbikëqyrjes së sëmundjeve dhe laboratorëve të shëndetit publik. Ky projekt dhe financim i kontribuon kredisë së nënshkruar dhe ratifikuar së fundmi me Bankën Botërore për ‘Projektin Emergjent COVID-19 për Kosovën’, në vlerë prej 46 milionë euro”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...