Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev nesër do ta dorëzojë në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, në rast se deri atëherë do të mbarojnë procedurat parlamentare për ministrat që do të japin dorëheqje nga posti i deputetëve dhe pasi të verifikohen mandatet e atyre që do t’i zëvendësojnë. Këtë për Alsat e konfirmoi vetë mandatari, Zaev.
“Nëse sot përfundojnë procedurat për verifikimin e mandateve të deputetëve, që janë të fundit në lista, atëherë nesër do ta propozoj Qeverinë para Kuvendit”-tha Zoran Zaev, mandatar për Kryeministër.”
Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti konfirmoi përplasjet e brendshme partiake për ndarjen e posteve ministrore. Tha se do ta votoj qeverinë e re pavarëisht se ka vërejtje për një pjesë të propozimeve. Edhe pse nuk publikoi emrar, jozyrtarisht bëhet fjalë për Artan Grubin dhe Bujar Osmanin.
“Kam vërejtjet e mia, kemi debatuar thellësisht dhe kur absorbohet debati dhe argumentimi, për mua fjala e fundit është e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti. Pra nuk dua që unë të kontribuoj për rrënimin e një Qeveria që ka pëlqimin e partnerëve tanë, SHBA-së dhe BE…Pra do ta votoj Qeverinë me vërejtjet që kam”-pohoi Izet Mexhiti, BDI. “
Ndryshe nga Mexhiti, deputeti dhe ministri aktual i BDI-së, Arbër Ademi mohoi të ketë pasur dallime brenda BDI-së për ndarjen e posteve ministrore.
“Nuk ka pasur dallime që të ketë tejkalim të dallimeve. BDI gjithmonë është zhvilluar, është rritur në frymën demokratike dhe një debate të frytshëm, të brendshëm”-theksoi Arbër Ademi, BDI. “
Ndërsa deputeti dhe Ministri aktual, Naser Nuredini për përplasjet u shpreh shkurt: “Nuk di gjë”.
“Nuk di gjë”-tha Naser Nuredini, BDI.
Nga BDI-ja hodhën poshtë zërat se shkaku i përplasjeve do të ketë ndryshime në ndarjen e resoreve. Thanë se lista e ministrave të BDI-së tashmë është publikuar dhe se të njëjtën do ta mbështesin të gjithë.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet