Google ADS

U akuzua se nuk po i trajton si duhet pacientët me Covid-19, reagon QKUK

18:26 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës reagon ndaj deklaratës së Dr. Ilir Tolaj, i cili ka akuzuar stafin shëndetësor se nuk bën trajtimin e duhur të pacientëve me Covid.

ShSKUK njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se trajtimi i pacientëve me Covid nga profesionistët shëndetësorë po bëhet konform protokollit për trajtim të rasteve Covid, të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe shoqatat profesionale mjekësore që kanë hartuar protokolle specifike për trajtim të rasteve të tilla.

Akuzat vijnë nga një njeri që për vjet të tëra nuk është i kyçur në sistemin shëndetësor në vend dhe nuk ofron shërbime për pacientët.

Ai akuzon mjekët, në vend se të mbështesë punën e tyre të mbingarkuar, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, në çdo moment të punës, madje disa nga mjekët kanë vdekur në shërbim të pacientëve.

ShSKUK siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët që kanë nevojë për të marrë shërbime shëndetësore, duke respektuar protokollet që janë në fuqi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme