Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë publik raportin për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2019, raporton arbresh.info.
Sipas këtij raporti, Telekomi i Kosovës i cili në vitin 2018 kishte 2,296 të punësuar, në vitin 2019 punësoi edhe 107 punonjës të rinj duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të punësuarve në 2,383.
Po ashtu sipas këtij raporti, janë testuar 100 punonjës pozitat e të cilëve ishin të panevojshme, gjë që i kushtoi Telekomit 74,364 euro.
“Shpenzimet e Pagave Shpenzimet e pagave ishin 29,462,258€. Më 31 dhjetor 2019, Kompania ka pasur gjithsej 2,383 të punësuar (në vitin 2018: 2,296 të punësuar). Gjatë vitit ishin punësuar 107 punonjës të rinj. Kemi testuar 100 mostra për teste substanciale në vlerë 74,364€ si dhe 14 mostra për teste të pajtueshmërisë.”, thuhet në raport./arbresh.info/
Më poshtë mund të gjeni raportin e plotë:
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë