Google ADS

Hyseni në takim me njerëzit e Merkelit kërkon marrëveshje për njohje reciproke

17:18 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Koordinatori i Kosovës për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni gjendet për vizitë zyrtare në Berlin.

Ai është takuar me anëtarë të kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthias Lüttenberg dhe Michael Siebert e Christiane Hullman, shkruan portali arbresh.info.

“Duke shprehur mirënjohjen e thellë për përkushtimin e kancelarës Merkel dhe rolin e veçantë të Gjermanisë për përmbylljen e shpejtë të dialogut me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, bëra thirrje që të bëhen hapa të vendosur në vijim të dialogut”, shkruan Hyseni.

Ndërkohë në shkrimin e tij, koordinatori bën thirrje që të mos humbet kohë dhe të arrihet marrëveshja për njohje reciproke e normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës.

“Pasi i njoftova për rrjedhën e dritashme të takimeve në Bruksel, trajtuam disa nga aspektet e veçanta, gjithnjë me synimin që ky dialog të strukturohet dhe të përshpejtohet.

Duke çmuar angazhimin e BE-së dhe punën e të dërguarit të veçantë të saj, Ljçak në raundet e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, vura në pah se dialogu duhet të marrë një dinamikë të re për të mos humbur kohën e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, shkruan tutje ai.

Sipas ish ministrit Hyseni, kjo mund të arrihet vetëm me përkjrahjen e Berlinit, Parisit e Uashingtonit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme