Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka zbuluar pse dy yjet Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova nuk janë të ftuar për dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Shala ekskluzivisht për arbresh.info, tha se Muriqi ka pësuar lëndim në kofshë, andaj nuk ishte i ftuar dhe pritet të rikthehet pas tri jave.
“Vedati është lënduar, ka pësuar lëndim para katër apo pesë ditëve me klubin e vet, e ka lënduar kofshën, andaj do mungojë se paku tri javë”, u shpreh fillimisht ai.
Kurse, i pyetur për mungesën e Edon Zhegrovës, Shala bëri me dije se ishte vendimi i përzgjedhësit Bernard Challandes dhe gjithçka do sqarohet së shpejti
“Për Edonin, Challandes nuk me ka dhënë asgjë, thjeshtë nuk është në listë. Këtë do ta sqarojë trajneri më së miri në ditën e hënë në konferëncë për media”, theksoi Shala.
Kosova me 3 shtator përballet me Moldavinë në Parma të Italisë, kurse pas tri ditëve e presim Greqinë në “Fadil Vokrri”./E.Bytyqi /arbresh.info.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh