Shifrat nga Norvegjia tregojnë se ekonomia ka hyrë në recesion si rezultat i koronavirusit.
Bruto produkti vendor (GDP), matja e aktivitetit ekonomik, është tkurrur në tremujorin e dytë në një ritëm më të shpejtin të regjistruar ndonjëherë, transmeton portali arbresh.info.
Ekonomia e shtetit nordik, duke përjashtuar prodhimin e naftës dhe gazit, u tkurr me 6.3% në periudhën prill-qershor.
“Rënia e ekonomisë norvegjeze në tremujorin e dytë ishte më e thella e regjistruar ndonjëherë”, tha Zyra Kombëtare e Statistikave, SSB, në një deklaratë. “Llogaritë tremujore kombëtare janë në dispozicion që nga viti 1978.”
Megjithatë, Norvegjia ishte në gjendje relativisht më të mirë sesa eurozona, ku PBB-ja ra me 12.1% në tremujorin e dytë, raportoi Reuters. Ajo gjithashtu bëri më mirë sesa rënia prej 8,6% e Suedisë fqinje./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë