Drejtori sportiv i AC Milan-it, Paolo Maldini ka konfirmuar se skuadra italiane dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe të transferojë mesfushorin e Chelsea-s, Tiemoue Bakayoko.
“Rosonerët” janë në bisedime me dy lojtarët, ndërsa ende s’ka asgjë konkrete, transmeton portali arbresh.info.
Maldini ka konfirmuar që së shpejti do t’ia rinovojnë kontratën suedezit, kurse janë në bisedime me “Blutë” për transferimin e Bakayoko-s.
“Duam t’ia vazhdojmë kontratën së shpejti Zlatan Ibrahimovic-it”.
“Jemi në bisedime me Chelsea për të transferuar Bakayoko-n, ai është një ndër synimet tona”, deklaroi ai.
Milan-i synon në fillim ta huazojë Bakayoko-n për tre milionë euro pastaj të aktivizojë mundësinë e blerjes në fund të sezonit për 35 milionë euro./arbresh.info.
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës