Vazhdojnë kërkesat për ndërrimin e kreut të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski. Nismëtarët e kësaj iniciative hapën një kanal në YouTube, në të cilin postuan një video ku thonë se një numër i madh i anëtarëve të Komitetit Komunal të Aerodromit vendosën të mbështesin iniciativën e tyre. Ata thonë se mënyra e vetme për të shpëtuar partinë është mbajtja e një kongresi të jashtëzakonshëm.
“Mbështetja për idenë e thirrjes së një kongresi të jashtëzakonshëm në Komitetin Komunal të Aerodromit është e madhe. Partia është në një gjendje të dëshpëruar. OBRM-PDUKM nuk ka qenë kurrë më e dobët. Asnjëherë në historinë e partisë nuk ka pasur një përçarje të tillë midis anëtarëve, si dhe midis anëtarëve dhe kryesisë”, tha Joakim Dimullkov, OBRM-PDUKM.
Por, kryetari i komitetit komunal të OBRM-PDUKM-së në Aerodrom u distancua në Facebook. Ai thotë se ky nuk është qëndrimi i komitetit, e as vullneti i shumicës së anëtarëve.
“Me mos dorëzimin e asnjë iniciativë për kongres në parti zbulon se qëllimi i këtyre njerëzve është ta dobësojnë VMRO DPMNE-në. Informacionet e mija thonë që nga dy përpjekje, deklarata që po lëshohet sot është regjistrua fshehurazi dje. Kjo tregon se nuk kanë asnjë mbështetje dhe qëllimi është ta pushtojnë publikun me tema të tjera përderisa Aerodromi, Shkupi dhe Maqedonia po fundosen”, tha Dejan Miteski, Kryetar i KK Aerodrom – OBRM-PDUKM.
Qëndrimi i deritanishëm i OBRM-PDUKM-së është që këta nismëtarë u shërbejnë interesave të Zoran Zaevit dhe e quajnë koalicion “Meriot”. Megjithatë, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, nuk pranoi të komentojë nëse qëndrimi i partisë është i saktë.
“Sot jemi për ngjarje të tjera. – Mund të komentoni? – Jo, një herë tjetër, kur do të jetë ajo temë. Keni pasur takim edhe me Grubin, pse nuk jepni përgjigje?”, tha Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK-së./Alsat
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë