Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për rikthimin e nxënësve në objektet shkollore, në shtator.
Në njoftimin për media thuhet se konfirmimi ka ardhur gjatë takimit të të parit të Komunës, Lutfi Haziri, me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit.
Duhet t’i kthejmë fëmijët në shkolla. Nuk është e lehtë në këtë kohë pandemie për shkak se lëvizin një numër i madh i nxënësve dhe i qytetarëve. Kjo na bën që të kemi shumë angazhim për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Angazhimi nënkupton që fëmijët duhet të kontrollohen çdo ditë dhe të jenë nën mbikëqyrje ditore, përfshirë edhe kujdesin e mësimdhënësve”, ka thënë Haziri, gjatë adresimit para drejtorëve të shkollave.
Ai tha se duhet të rritet roli i prindërve dhe i Këshillit të nxënësve, derisa ambulantet në lagje e fshatra hynë në menaxhim ditor me personel shëndetësorë.
“Ata do të kujdesen për shëndetin e nxënësve dhe të personelit gjatë ditës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat kundër përhapjes së COVID-19. Do të punojmë sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHP dhe MSH. Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur rast të bartjes së infeksionit nga ana e fëmijëve”, ka thënë Haziri.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, tha se nxënësit nga klasa 1-9, do të vijojnë mësimin në objektet shkollore, derisa nxënësit e shkollave të mesme 10-12, do të kthehen në shkolla sipas planit B të MASH, e që është një javë mësim në shkollë e një javë mësim online. /arbresh.info/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...