Google ADS

Konjufca akuzon Zemajn: Ka laboratorë të licencuara që as në ARBK nuk janë të regjistruar

14:00 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka akuzuar qeverinë Hoti se po manipulon me situatën e pandemisë në Kosovë.

Konjufca në një konferencë për media ka thënë se licencimi i laboratorëve nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është kriminalitet në kohë pandemie, raporton Arbresh.info.

“Kur e kërkonte Agim Veliu me Hashim Thaçin, gjendjen e jashtëzakonshme nuk kishte të vdekur vetëm dje në Kosovë kanë qenë 13 të vdekur nga virusi kjo tregon për kosin që po mbretëron sa i përket menaxhimit të situatës me pandemisë në Kosovë. Duke filluar nga masat absurde çka me mbyll e çka jo në Kosovë deri tek licencimi shumë i dyshimit i laboratorëve të cilët si biznese ka të tillë që as nuk figurojnë fare në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve”, ka thënë Konjufca.

“Ka laboratorë që nuk figurojnë fare në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare, si laboratorë që janë licencuar nga Armend Zemaj”, ka deklaruar ai.

Glauk Konjufca tha se Qeveria Hoti ka dështuar në tërësi me menaxhimin e situatës së pandemisë në Kosovë.

Ndryshe, në Kosovë deri më tani janë licencuar 100 laboratorë nga ministra e Shëndetësisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme