Google ADS

Një person nga Vietnami i hakon llogarinë Fatmir Spahiut në Facebook

12:36 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Aktorit të njohur Fatmir Spahiu ia kanë vjedhur llogarinë e tij në Facebook ku kishte mijëra shokë e ndjekës.

Spahiu i njohur për publikun si Bufi, e ka bërë vetë të ditur lajmin, derisa ka shkruar se po bën përpjekje që ta rikthejë llogarinë e tij.

Ai aktualisht po shfrytëzon një Facebook të vjetër  të cilin ka arritur ta rikthejë, si dhe llogarinë e tij në Twitter për të komunikuar me ndjekësit.

Llogaria atij i është vjedhur nga një person i Vietnamit, derisa aktori ka kërkuar nga të gjithë që ta raportojnë.

Kujtojmë, se aktori ishte shumë aktiv në Facebook ku kishte edhe qindra like në postime.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme