Arrestohen gjashtë persona, u rrahën mes vete

11:46 | 25 Gusht 2020
L G

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pas një përleshje mes vete.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zabel i poshtëm në Gllogoc dje rreth orës 16:43.

Si pasoj e rrahjes, katër prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore.

Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.

“Janë arrestuar  gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ka ardhur teri tek rrahja mes tyre ku janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë prej tyre mbahen në ndalim policor për 48-orë ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme