Luis van Gaal ka zbuluar se kishte bërë përpjekje t’i transferonte në Manchetser United disa prej yjeve më të mëdha të futbollit, si Neymar, Robert Lewandowski dhe Sadio Mane, gjatë kohës sa ishte trajner i gjigantit anglez.
Trajneri holandez e zëvendësoi David Moyesin në postin e trajnerit të Unitedit më 2014, ku i kaloi dy sezone.
Pavarësisht se e fitoi FA Cup në sezonin 2015/16, Van Gaal u shkarkua nga klubi, i cili në vend të tij e solli Jose Mourinhon.
Van Gaal nuk e ka drejtuar asnjë skuadër që prej atëherë dhe tani tregon se synimi i tij ishte të sillte yje të mëdha në United, edhe pse u tregua i pasuksesshëm në këtë.
“Unë e doja Robert Lewandowskin, por kur doli të ishte e vështirë tentova ta merrja Gonzalo Higuainin”, tha Van Gaal.
“Para se të emërohesha trjaner, fola me bordin e klubit për Neymarin. Nëse je në United, duhet të mendosh për gjëra të mëdha”, shtoi ai.
“Ai ishte i dobishëm për klubin edhe në aspektin e shitjes së fanellave dhe unë doja anësorë të shpejtë në ekip. Për këtë arsye, u përpoqa t’i merrja edhe Sadio Manen dhe Riyad Mahrezin”, nënvizoi ai.
“Thomas Muller ishte në listën e dëshirave të mia, po ashtu, dhe për qendër të mesfushës e doja N’Golo Kanten”.
“Unë u përpoqa ta merrja edhe James Milnerin madje, i cili ishte i moshuar por kryente shumë funksione dhe kishte aftësi të liderit. Për mbrojtje e doja Sergio Ramosin dhe Mats Hummelsin, sepse e jona nuk ishte e mirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...