Krusheva dhe Vallandova pa asnjë rast aktiv me koronavirus

08:52 | 25 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Dje bilanci me të infektuar me koronavirus në Maqedoni ishte dy-shifror, u regjistruan 78 raste të reja, 40 të shëruar dhe katër viktima.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 138,325 testime në vend. Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 13.673 pozitive të Covid-19, 10.150 njerëz janë shëruar, dhe 568 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend vazhdon të ngelet rreth 3.000, shumica prej të cilave janë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Shtipi dhe Tetova. Vetëm Krusheva dhe Vallandova nuk kanë raste aktive me koronavirus.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 2.995.

Gjithsej 319 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 39 janë në mbështetje të oksigjenit dhe shtatë janë në ventilim mekanik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme