Ish kandidati për President të Kosovës në vitet e kaluara, Seremb Gjergji, ka thënë se kush do të zgjedhet president i vendit mbetet të shihet në shkurtin e vitit të ardhshëm.
Ai e ka komentuar një deklaratë të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tash vonë ka pohuar se “zgjedhja e presidentit të ri kalon nëpër zyrat e LDK-së”.
“Edhe zgjedhja e Thaçit ka kaluar nga zyrat e LDK-së, është zgjedhë me votën e LDK-së”, është shprehur Gjergji, njofton Klan Kosova.
“Se kush do të zgjedhet tash do të mbetet deri në shkurt të 2021-ës, atëherë kur me Kushtetutë kërkohet para skadimit të afatit. Nëse Thaçin e marrin në tribunal e akuzojnë kryetarja e Kuvendit gjashtë muaj është kryetare në detyrë dhe këtë kohë bëhen përgatitjet për zgjedhjen e presidentit të ri”.
“Kam dëgjuar që Vlora Çitaku do të jetë kandidatja e PDK-së dhe ndoshta do ta merr edhe votën e LDK-së. Pastaj janë Haradinaj, Limaj edhe Pacolli që kanë shpallur kandidaturë. Këtyre iu është fikur fitili.”
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...