Google ADS

Pas largimit të Meghan dhe Harry-t nga mbretëria, ka vetëm një mënyrë që Archie të quhet ‘Princ’

22:53 | 24 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Që prej momentit kur Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë ishin në dijeni se i vogli i tyre nuk do të gëzonte asnjë titull mbretëror, për shkak të protokollit mbretëror, i cili e përjashtonte menjëherë të voglin nga titulli ‘Princ’.

Megjithatë burime pranë familjes mbretërore kanë treguar së fundmi për ‘Cosmopolitan’ se Archie do të mund të titullohet princ në momentin kur gjyshi i tij, Princ Charles të jetë mbreti i Anglisë.

Prej atij momenti dhe deri në moshën 18-vjeçare Archie do të quhet Princ i Sussex. Pas moshës mazhorene ai ka të drejtën ta heqë ose jo titullin mbretëror.

Pavarësisht këtij vendimi të largët, kujtojmë se momentalisht Meghan dhe Harry janë tërhequr nga detyrat e pallatit mbretëror./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme