Një person ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Roskovec.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit në Fier, ku një motor është përplasur me një makinë.
Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka humbur jetën A.H. 30 vjeç.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i plotë”
Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt