Një anketë e CBC News/YouGov, e publikuar dje, tregon se Biden po udhëheq ndaj presidentit aktual me dhjetë pikë në shkallë vendi, vetëm 71 ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Në kongresin kombëtar 4-ditor të partisë, republikanët zyrtarisht kanë ri-nominuar presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump, për zgjedhjet kombëtare të vitit 2020.
Nominimi zyrtar i tij pasoi nga një votim i delegatëve të shtetit të cilët mbështetën presidentin duke konfirmuar se tani Trump zyrtarisht hyn në garën kundër të nominuarit demokrat Joe Biden.
Shumë anketa të tjera, përfshirë në shtetet e fushë betejës, kanë treguar se zv/presidenti i republikanëve Mike Pence po shijon avantazh të konsiderueshëm.
Duke u adresuar në kongres, Pence kritikoi Biden-in se “ka ardhur nga e majta radikale”, duke pretenduar se vendi nuk mund të rrezikojë një ndryshim në administratë.
“Jo vetëm Partisë Republikane, por edhe Amerikës i nevojiten edhe katër vite të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sot bëhet fjalë për rreth katër vjetë të tjerë. Këtë javë, ne do t’ia lëmë çështjen tonë popullit amerikan”, tha Pence./AA/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh