Presidenti i vendit Hashim Thaçi shprehet i bindur se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.
Në një reagim të tij bërë në llogarinë e tij në facebook, thotë se po kërkon nga Kuvendi i Kosovës, që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjasë deri në njoftimin nga Këshilli i Bashkimit Europian për mbylljen e këtij institucioni ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.
Thaçi shprehet opitimist se këtë iniciativë të tij do ta përkrahin deputetët, meqë sipas tij ka nevojë për tu qartësuar mënyra e mbylljes së Dhomave të Specializuara.
”Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen. HTH”
VIDEO:
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur