Në Gjykatën Penale të Shkupit prezantohen dëshmi materiale për lëndën “TNT”

18:55 | 24 Gusht 2020
L G

Në Gjykatën Penale të Shkupit ka vazhduar gjykimi për lëndën “TNT”, me prezantimin e një pjese të dëshmive materiale të prokurorisë.

Këto dëshmi kanë qenë të përzgjedhura nga prokurori, mirëpo janë publikuar me kërkesë të mbrojtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gjykatës, një mënyrë e këtillë e prezantimit të dëshmive është bërë me qëllim që procedura të jetë më e kursyeshme, duke pasur parasysh se dëshmitë e njëjta tashmë kanë qenë të prezantuara, kur u mor vendim që gjykimi të fillojë nga e para sepes u ndërrua këshilli gjyqësor.

Kjo lëndë ka të bëjë me rënimin e kompleksit “Kosmos”, investim i afaristit Fijat Canovski.

Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-ministri i Transportit dhe i Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe ish-Kryeministri Nikolla Gruevski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme