Në një njoftim nga presidenca e Bjellorusisë, thuhet se bjellorusët po ashtu do të marrin pjesë në fazën e tretë të provës në baza vullnetare.
Sipas një marrëveshjeje të arritur nga liderët e të dy vendeve në një telefonatë, Bjellorusia do të jetë vendi i parë i huaj që do të pranojë vaksinën ruse kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një njoftim nga presidenca e Bjellorusisë, thuhet se bjellorusët po ashtu do të marrin pjesë në fazën e tretë të provës në baza vullnetare.
Më 1 gusht, Rusia njoftoi vaksinën e saj kundër koronavirusit.
Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se një vaksinim masiv mund të fillojë menjëherë në muajin tetor. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vajzës së tij tashmë i është dhënë vaksina.
Putin dhe homologu i tij bjellorus, Alexander Lukashenko, po ashtu diskutuan situatën e fundit në Bjellorusi dhe kufijtë e saj.
Në vazhdën e zgjedhjeve të diskutueshme të 9 gushtit, ku Lukashenko u shpall fitues, presidenti i Bjellorusisë ka akuzuar fuqitë e huaja për nxitje të protestave kundër qeverisjes së tij./AA/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person