Google ADS

Policia jep detaje për punëtorin që ra nga ndërtesa

18:01 | 24 Gusht 2020
L G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të një punëtori që ka rënën nga kati i tretë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Zëdhënësi i  Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se personi në fjalë është lënduar dhe se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore.

Sipas Hoxhës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 dhe për këtë çështje janë njoftuar ndihma e shpejt dhe Inspektorati i Punës.

“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10  policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në Rr.Fehmi Agani ne Prishtine. Ne vendngjarje kane dal njësitet policore te stacionit Qendra. Është njoftuar  ndihma e shpejte, si dhe inspektoret e punës. Lidhur me rastin janë duke u marre njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera dhe për çdo gjë do te njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/

LEXO EDHE :

Bie një punëtor nga kati i tretë

Të ngjashme