Ahmeti flet për takimin me kryeministrin: Ne nuk e kemi informatat më të vogla për shkollat që të kemi një vendim se a duhet të hapen apo jo

17:46 | 24 Gusht 2020
L G

Kreu i komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka folur rreth takimit të krerëve të komunave me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë këtij takimi u diskutua  rreth vendimit për fillimin e mësimit në Kosovë.

Sipas tij, qeveria ka vendosur që të jenë tre skenarë për fillimin e mësimit, ndërsa komunat të vendosin se cilin skenar të zgjedhin sipas gjendjes në komunat e tyre./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Sot së bashku me homologët nga komunat e tjera, takuam Kryeministrin Hoti dhe ekipin e tij për të diskutuar rreth vendimit për fillimin e mësimit në vendin tonë.

Në takim u diskutua rreth vendimit për shkollat ku qeveria ka vendosur që të jenë tri (3) skenarë për fillimin e mësimit, ndërsa komunat të vendosin se cilin skenar të zgjedhin sipas gjendjes në komunat e tyre.

Edhe më tutje vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme nga më të ndryshmet dhe si Kryetar i Komunës së Prishtinës kam ngritur çështjen që ne nuk e kemi as sasinë me të vogël të informatave për shkollat në mënyrë që të kemi një vendim se a duhet të hapen apo jo shkollat në vendin tonë.

Prishtina ndoshta është e vetmja komunë që bënë teste serologjike dhe atë që e kemi pa nëpër çerdhet tona është që tash ne e kemi mbrri një kulm të infektimit dhe me shpresë që numrat e përgjithshëm të stabilizohen duhet që bashkarisht ti marrim vendimet e përbashkëta me shumë kujdes dhe të shohim mënyrën se si ecim përbara bashkarisht.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme