Një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë në fshatin Zagorcan të Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fatos Cocka kishte dëmtuar me mjet prerës shtetasin Dirjan Rusi.
Ky i fundit ndodhet aktualisht në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Pogradec
Plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, por falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet menjëherë autori i dyshuar.
Më datë 24.08.2020, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në fshatin Zagorçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F. Ç., banues në këtë fshat, kishte dëmtuar me mjet prerës shtetasin D. R., rreth 30 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit dhe reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, i cili po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./TCH/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...