Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Atashen Policore nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, Dalia El-Hennawi.
Qëllimi i këtij takimi ishte pranimi i një letre falënderuese nga Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministrore për luftimin në mënyrë efektive të migrimit të parregullt, përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë.
Në këtë konferencë, e mbajtur online në muajin korrik të këtij viti, ishte diskutuar për luftimin në mënyrë efektive të migrimit të parregullt përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor.
Gjithashtu, ministri Veliu përmes El-Hennawi, i përcjelli një letër Ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ku shpreh falënderim për përkrahjen e dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në menaxhimin efikas të migrimit të parregullt në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19, prioritetet e MPB-së, si dhe fushat tjera sa i përket çështjes së sigurisë./arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos